
Parandalohet një rast i shmangies nga taksat doganore
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të shmangies nga taksat doganore në pikën kufitare në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të PK-së, më datën 29.07.2025 njësitet patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kaçanik) në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë i janë gjetur afro 4 mijë çorapë, raporton Zeri.info.
“Njësitë patrulluese kufitare nga DRPK-Lindje (Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Kaçanik) në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë, pas ndaljes në pikën e kontrollit, gjatë kontrollit të detajuar në bagazh janë gjetur një sasi prej gjithsej 3,780 copë – çorapësh të markave të mbrojtura tregtare si ‘Nike’ dhe ‘Adidas’, si dhe në pjesën e përparme të automjetit (në sirtarin e pasagjerit) janë zbuluar edhe 47 thika gjahu me këllëfë për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokumentacion shoqërues”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Shmangie nga taksat doganore”.
Po ashtu sipas njoftimit të PK-së thuhet se mallrat e dyshuara janë konfiskuar përkohësisht dhe i dorëzohen Doganës së Kosovës. Automjeti është liruar, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri