
Nesër aktgjykimi për krime lufte ndaj ushtarit të grupit të Arkanit, Millosh Pleskoviq
Kronika
July 30, 2025 - 11:33
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nesër (31 korrik) në orën 10:00 do të shpallet aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime të luftës në Prizren.
Avokati Gent Gjini dhe avokati Blend Gjini, që përfaqësojnë familjarët e viktimave, thanë për Ekonominë Online se ky rast është specifik.
“Dallohet nga rastet e tjera, sepse është ushtar serb i grupit të Arkanit ‘Beretat e kuqe’ dhe ky serb ka bërë masakër në qendër të qytetit të Prizrenit. Dallohet shumë dhe është rast i rëndë, ngase nesër për aktgjykim të këtij serbi do të vijë nëna 80-vjeçare e binjakëve që i ka masakruar Pleskoviqi”, tha Gjini.