Arrestohet i dyshuari për therje me thikë të një personi në Lipjan

Arrestohet i dyshuari për therje me thikë të një personi në Lipjan

Kronika July 29, 2025 - 23:34

 

 

Është arrestuar i dyshuari që theri me thikë një person në Lipjan.

Lajmin për Klankosova.e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani, ndërkaq viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan.  Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Kurse, një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton PK.