Skandali i rezervave shtetërore, ish-sekretari i MINT-it po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Skandali i rezervave shtetërore, ish-sekretari i MINT-it po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Kronika July 29, 2025 - 11:18

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica, është ftuar për herë të dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lipovica ka hezituar të flasë nëse është thirrur për intervistim në rastin e rezervave shtetërore, ndërkohë avokati i tij tha se nuk e dinë arsyen e ftesës

.“Është vetëm një ftesë. Nuk e dimë as për çka është një ftesë për intervistim, kjo është intrvistimi i dytë, nuk e dimë as për çfarë rasti është”, tha avokati i tij.

Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast, të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara.

Në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e ka thirrur kryeministrin Albin Kurti të paraqitet në ambientet e PSRK-së si dëshmitar, por ai ende nuk është paraqitur duke kërkuar që të intervistohet në Zyrën e tij. /EO