Shtetasi i Serbisë arrestohet në Prishtinë, i kapen 5 mijë e 800 shirita me “Diazepam”
Foto: Zëri / Ilustrim

Shtetasi i Serbisë arrestohet në Prishtinë, i kapen 5 mijë e 800 shirita me “Diazepam”

Kronika July 29, 2025 - 10:32

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri kosovar, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:15, në Prishtinë, kur gjatë një kontrolli rutinë të një kamioni njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 5.800 shirita me nga 15 tableta të llojit “Apaurin Diazepam” 10 mg, substancë që klasifikohet si narkotik dhe që përdoret për qëllime mjekësore vetëm me recetë të autorizuar.

Fillimisht është arrestuar shoferi i kamionit, shtetas i Serbisë, ndërsa në vijim të hetimeve është identifikuar dhe arrestuar edhe një person tjetër, shtetas i Kosovës, i cili dyshohet për përfshirje në këtë rast.

Me vendim të prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.