Sekuestrohen gjashtë armë në Pejë

Sekuestrohen gjashtë armë në Pejë

Kronika July 29, 2025 - 09:39

Policia në rajonin e Pejës gjatë javës që shkoi ka sekuestruar një numër të konsiderueshëm të armëve dhe municionit.

Sipas njoftimit nga Policia, nga data 21.07.2025 - 28.07.2025 janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Gjashtë (6) armë pistoleta të llojeve të ndryshme
  • Tetëdhjetë e shtatë (87) fishekë kalibra të ndryshëm
  • Shtatë (7) karikatorë të armëve përkatëse
  • Gjashtë (6) gëzhoja
  • Katër (4) nga këto armë janë gjetur dhe sekuestruar në ahengje.

“Janë arrestuar nga zyrtarët policorë gjashtë (6) persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Zëri