
Dërgohet pa shenja jete një foshnjë e porsalindur në Spitalin e Pejës, lehona në gjendje të rënduar shëndetësore
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Spitalin Rajonal të Pejës është dërguar pa shenja jete një foshnjë e porsalindur, si dhe një grua në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital.
Rasti ka ndodhur të hënën, në orën 04:35.
“Pejë / 28.07.2025 – 04:35. Në Spitalin Rajonal në Pejë një foshnjë e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjellë me gjendje të rënduar shëndetësore, pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital”, thuhet në raport.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion.