Seancë gjyqësore për mashtrim me vilat, përfitim i kundërligjshëm prej mbi 1 milion e 894 mijë eurove

Seancë gjyqësore për mashtrim me vilat, përfitim i kundërligjshëm prej mbi 1 milion e 894 mijë eurove

Kronika July 28, 2025 - 13:05

Të akuzuarit, Gentrit Gojani, Nita Gojani dhe Mentor Gojani, u deklaruan se janë të pafajshëm në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, Granit Gojani, përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do të ndërtojë vila brenda 60 ditëve, nga të dëmtuarit arrin të përfitojë kundërligjshëm 1 milion e 894 e 250 euro të konstatuara sipas ekspertizës financiare.

“Prokuroria themelore në Prishtinë, departamenti i përgjithshëm me 4 korrik të këtij viti hap aktakuzë kundër të pandehurve Gentrit Gojani, Nita Gojani, Mentor Gojani dhe ND Group SHPK, sepse i pandehuri Granit Gojani nga muaji tetor të vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 16 gusht 2024 në magjistralen Prishtinë Ferizaj, kilometri i pestë në Lapnasellë, komuna e Graçanicës në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të personit juridik ND Group SHPK, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do të ndërtojë vila brenda 60 ditëve, duke shpallur oferta për ndërtime të vilave me zbritje nxiti 131 të dëmtuar të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre në atë mënyrë duke qenë në dijeni që nuk ka kapacitete të mbulimit të ofertave për ndërtim të vilave shpallë oferta me përmbajtje: për vetëm 15,000 euro ndërto vilën Helena 72 metra katrorë, me zbritje nga çmimi 21.900 euro, oferta me 35 për qind zbritje dhe ekstra zbritje për ndërtimin e vilave, pastaj oferta javore dhe oferta të tjera në këmbim të pagesës së shumës totale për ndërtimin e vilave dhe në këtë mënyrë i nxitë të dëmtuarit, secilin veç e veç të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre ashtu që në të njëjtën mënyrë kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve, mirëpo asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua ndërton, ndërsa mjetet e pranuara i përdor për blerjen e pronave, të cilët i regjistron në emër të tij, të bizneseve të tij ose në emër të bashkëshortes dhe në këtë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitojë. Dhe në këtë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitojë kundërligjshëm dobi pasurore prej 1 milion e 894 e 250 eurove të konstatuara sipas ekspertizës financiare”, thuhet në aktakuzë. /eo