
Një burrë në Klinë rrah brutalisht gruan, prokurori vendos ta çojë në Psikiatri
Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje në Klinë, me ç’rast viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit ditor të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, si dhe ekipi mjekësor, ku të njëjtët e kanë transportuar viktimën në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Siç bën të ditur Policia, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim mjekësor.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Incidentet kriminale
Dhunë në familje / Lëndim i rëndë trupor
Klinë, 27.07.2025 - 12:28. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore, si dhe ekipi mjekësor, ku të njëjtët e kanë transportuar viktimën në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim mjekësor. /Zëri