
Dyshohet se një person vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman
Kronika
July 27, 2025 - 15:12
Një person dyshohet se ka vdekur, pasi është hedhur në Liqenin artificial të Ujamnit në veri të vendit.
Shfi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, tha se personi që po kërkohet, “është hedhur në liqe dhe nuk ka dalë më”.
“Njësitë relevante janë në terren”, tha ai.
Fejza tha se “janë thirrur edhe zhytës. Jemi në pritje të gjetjes së trupit”, tha ai.
Fejza tha se për rastin janë informuar rreth orës 14:30.
Njësitë e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për gjetjen e trupit, sipas një video të publikuar nga Mitropol.