Digjen disa pjesë të veturave në Pejë, dëmi rreth 50 mijë euro
Foto: Ilustrim

Digjen disa pjesë të veturave në Pejë, dëmi rreth 50 mijë euro

Kronika July 27, 2025 - 10:23

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit në Pejë, dje më 26.07.2025 janë djegur pjesë të veturave në vlerë rreth 50 mijë euro.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është ende nën hetime.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

ZJARRVËNIE

Rr. Gani Daci, Pejë / 26.07.2025 – 10:40. Raportohet se si pasojë e zjarrit në një pllac janë djegur pjesë të veturave me vlerë rreth 50000 euro, pronë e ankuesit m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.