
Zjarri përfshin fshatin Penuh të Podujevës, rrezikohen edhe disa shtëpi
Kronika
July 26, 2025 - 21:18
Fshati Penuh i komunës së Podujevës është përfshirë nga zjarri, i cili po përhapet me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë gjithë territorin e Kosovës.
Sipas qytetarëve atje, flakët janë afruar pranë disa shtëpive, duke rrezikuar sigurinë e banorëve dhe pronën e tyre.