Aksident i rëndë në Memaliaj-Mallakastër, vdes një fëmijë dhe lëndohen tre të tjerë

Aksident i rëndë në Memaliaj-Mallakastër, vdes një fëmijë dhe lëndohen tre të tjerë

Kronika July 26, 2025 - 16:30

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.

Dy makina Jeep janë përfshirë në këtë aksident, ku ka ngelur i pajetë një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, në Bashkinë Memaliaj, dhe kanë ngelur të lënduar tre të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje serioze.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet e ditur se Jeep-i tip Range Rover me targa shqiptare AB700SF është përplasur me Jeep-in tip Mercedez Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit. /a2cnn