Gjobë deri në 500 euro ndaj 19-vjeçarit që tejkaloi shpejtësinë në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Gjobë deri në 500 euro ndaj 19-vjeçarit që tejkaloi shpejtësinë në Ferizaj

Kronika July 25, 2025 - 16:05

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të skajshëm të shpejtësisë.

"Sot në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme, është ndaluar shoferi 19-vjeçar i cili sipas policisë, po drejtonte automjetin me shpejtësi 150 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h", thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu bëhet e ditir se për këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj tij janë marrë masat, gjobë në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj si dhe përjashtim nga trafiku. /Zëri