Gruaja në Deçan ngacmon dy burra përmes telefonit, më pas edhe sulmon njërin fizikisht

Gruaja në Deçan ngacmon dy burra përmes telefonit, më pas edhe sulmon njërin fizikisht

Kronika July 25, 2025 - 10:24

Një grua në fshatin Prilep të Deçanit është arrestuar për ngacmim dhe sulm.

Ajo dyshohet se përmes telefonit kishte kanosur dhe ngacmuar dy viktimat, meshkuj, nga të cilët njërin e kishte sulmuar fizikisht.

“Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri