Arrestohet personi që dyshohet se shtiu 14 herë më armë ndaj një personi mbrëmë në Prishtinë

Arrestohet personi që dyshohet se shtiu 14 herë më armë ndaj një personi mbrëmë në Prishtinë

Kronika July 25, 2025 - 10:05

Është arrestuar i dyshuari për vrasje në tentativë, e cila ka ndodhur të enjten mbrëma në “Dragodan” të Prishtinës, ku ka mbetur i plagosur një person.

Policia ka njoftuar se pas arrestimit në vendin e ngjarjes ka sekuestruar 14 gëzhoja dhe 11 fragmente të predhave, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri