Policia kërkon identifikimin e një personi, që dyshohet për ngacmim e sulm

Policia kërkon identifikimin e një personi, që dyshohet për ngacmim e sulm

Kronika July 24, 2025 - 10:28

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprat “Ngacmim” dhe “Sulm”, raporton Zeri.info.

Policia thotë se kushdo që ka ndonjë informacion për të, të kontaktojnë në numrin 192 ose në e-mailin [email protected]. /Zëri