
Një 27-vjeçar ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, kërkohej për vjedhje të rëndë
Kronika
July 24, 2025 - 10:25
Një 27-vjeçar me inicialet L.M. është ekstraduar të mërkurën nga Gjermania për në Kosovë.
Sipas Policisë, ai kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, me dënim prej 1 viti e 6 muajsh, raporton Zeri.info.
“Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit Hajvali për vuajtje të mëtejme të dënimit.
Operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale.
Policia e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për kapjen e personave të kërkuar dhe të zbatojë ligjin me përkushtim të lartë, në funksion të sigurisë publike dhe sundimit të drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Zëri