
Aksion i madh i Prokurorisë në Pejë e Prishtinë, katër persona kapen në flagrancë
Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Drejtorinë e Krimit të Organizuar, realizuan një operacion, ku kanë vënë në pranga tre persona.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se tre nga ta dyshohen për veprën penale “Detyrimi” dhe një edhe për “Armëmbajtje pa leje”.
“Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të organizuar në Prishtinë, pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona. Tre prej tyre për veprën penale ‘Detyrimi’ dhe një për ‘Armëmbajtje pa leje’, që të tretë janë arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi për Insajderin.
Nikçi ka bërë të ditur se ndaj tyre do të caktohet masa e ndalimit dhe do të ndërmerren veprime të tjera ligjore.