
Alarm për bombë në një diskotekë në Prishtinë
Kronika
July 23, 2025 - 08:37
Diskoteka “Gate” në Prishtinë nuk po gjen qetësi.
Vetëm pak ditë pasi brenda hapësirës së këtij klubi pati një incident, në orët e para të së mërkurës u dha alarmi se kishte sërish mjet shpërthyes.
Megjithatë, ky lajmërim doli të jetë i rremë.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, “Gate” thotë se u përballën me një alarm të rremë, gjë që çoi në ndërhyrjen e policisë dhe ndërprerjen e ndejës.
“Kjo nuk ishte gjë tjetër, veçse propagandë dashakeqe, një përpjekje e ulët për të na njollos dhe për të na ndalur”, thuhet në postimin e këtij klubi të natës.
