
Vdes në QKUK personi që ishte goditur nga vetura një javë më parë në Malishevë
Kronika
July 23, 2025 - 08:29
Një person ishte duke u trajtuar në QKUK që nga nga 15 korriku, pasi ishte goditur nga një veturë.
Policia ka njoftuar se viktima ka vdekur të martën në QKUK, një javë pas aksidentit, transmeton Zeri.info.
“Rr. ‘Ibrahim Mazreku’, Malishevë, 15.07.2025 – 19:30. Raportohet se më 22.07.2025 në QKUK ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte goditur nga një veturë më 15.07.2025. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri