
Theret me thikë një person në Fushë-Kosovë, viktima dërgohet në QKUK e i dyshuari në arrati
Kronika
July 23, 2025 - 08:25
Një person është therur me thikë mbrëmë në Fushë-Kosovë.
I njëjti, sipas Policisë, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, transmeton Zeri.info.
“Rr. ‘Nëna Terezë’, Fushë-Kosovë, 22.07.2025 – 21:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është transportuar në QKUK dhe vazhdon trajtimin mjekësor në sigurim nga policia, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim. Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri