Policia po e heton si vdekje të dyshimtë rastin e punëtorit në Skenderaj pas sulmit kardiak

Policia po e heton si vdekje të dyshimtë rastin e punëtorit në Skenderaj pas sulmit kardiak

Kronika July 22, 2025 - 21:27

 

 

 

Policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë, ndarjen nga jeta të 44-vjeçarit në vendin e tij të punës sot në Skenderaj, për të cilin u raportua se ndodhi si pasojë e një sulmi kardiak.

Siç thuhet në deklaratën e lëshuar së fundi, policia ishte njoftuar rreth orës 16.oo për një person me probleme shëndetësore, dhe se ai gjendej i shtrirë në hapësirat e vendit ku punonte.

”Rreth orës 16:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte probleme shëndetësore dhe gjendej i shtrirë në vendin e punës në rrugën ”17 Shkurti” në Skenderaj. Është njoftuar emergjenca mjekësore dhe në vendin e ngjarjes kishte shkuar një ekip mjekësore dhe njësitë policore. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Personi pa shenja jete është i moshës 44 vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e poashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa iniciohet rasti ”Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”.