
Në burg që nga shkurti, SPAK-u do t’ia komunikojë nesër akuzat Erion Veliajt
Kronika
July 22, 2025 - 12:24
SPAK-u pritet t’ia komunikojë nesër akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas fletëthirrjes, Erion Veliaj dhe avokatët e tij duhet të paraqiten nesër në orën 11:00.
Avokati Ermir Beta ka konfirmuar se ftesa për komunikim akuze i është përcjellë nga SPAK-u.
Erion Veliaj ishte arrestuar në Zyrën e Bashkisë më 10 shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash. /tch