Një familje kosovare aksidentohet në rrugën Shëngjin – Velipojë

Një familje kosovare aksidentohet në rrugën Shëngjin – Velipojë

Kronika July 22, 2025 - 10:33

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shëngjin - Velipojë.

Shqiptari i Kosovës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur më pas me një dyqan. Të lënduar kanë mbetur ai së bashku me tre familjarët.

“Rreth orës 07:10, në aksin rrugor Shëngjin - Velipojë, në fshatin Rrjoll, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan”.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J.B. dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tch