Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria ndalon për 48 orë investitorin dhe punëkryesin

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria ndalon për 48 orë investitorin dhe punëkryesin

Kronika July 21, 2025 - 13:00

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuar në lidhje me vdekjen e dy punëtorëve të ndërtimit mëngjesin e sotëm.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka konfirmuar për Dukagjinin se të ndaluarit janë investitori dhe punëkryesi i objektit ndërtimor, ku ndodhi rasti.

“Dy personat janë dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete. Prokuroria po merr të gjitha masat dhe aktualisht 2 persona janë të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Bazuar në provat që kemi aktualisht, Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit. Bazuar në informata, dy personat janë investitori dhe punëkryesi”, ka deklaruar Gashi.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërkohë që Prokuroria ka paralajmëruar kërkesë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve.