
Prangoset e më pas lirohet një person në Podujevë, pasi u kap duke luajtur bixhoz
Kronika
July 21, 2025 - 10:01
Një burrë është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se është hasur duke luajtur lojëra fati në një lokal.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 19.07.2025, rreth orës 21:19, në Podujevë, raporton Zeri.info.
“Podujevë / 19.07.2025 – 21:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se njësiti policor në një lokal e ka hasur duke luajtur lojëra fati. Nga i dyshuari si dëshmi materiale janë konfiskuar pajisje, të cilat shërbejnë për lojëra fati, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri