
Të paktën pesë të lënduar në aksidentin zinxhir në Sllatinë
Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident zinxhir në magjistralen Prishtinë - Pejë, përkatësisht në fshatin Sllatinë.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Zeri.info se në këtë aksident, që ishin të përfshira pesë vetura, kanë mbetur të lënduar të paktën pesë persona.
“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga terreni, ju informojmë se më datën 18.07.2025, rreth orës 12:00, në drejtimin Prishtinë - Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror, ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura. Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante, duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Policia bën të ditur se të gjitha njësitë kompetente janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme. /Zëri