Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
Foto:Laura Hasani / Ilustrim

Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Kronika July 18, 2025 - 11:06

Është ekstraduar nga Austria në Kosovë një person që ishte i kërkuar për vjedhje të rëndë.

Policia ka njoftuar se ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej një viti e gjashtë muajsh.

“Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të Stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të Gjykatës, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore”, thuhet në njoftimin e Policisë.