
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, ka konfiskuar dy armë në rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Sipas Policisë, në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit për armëmbajtje pa leje është realizuar në Vushtrri, si rrjedhojë e një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në një rasti me elemente të veprës penale kanosje, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtër pistoletë me nëntë fishekë dhe një thikë.
“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat ‘Kanosje” dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës’”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë policia ka konfiskuar një armë të llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari javë më parë të njëjtat i kishte i kishte postuar në rrjete sociale.
Më tej thuhet se i dyshuari është shoqëruar për intervistim, me pas është liruar ne procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”.