Qytetari në Klinë dorëzon kuletën me 1,700 euro euro të gjetur në shesh
Foto: Ilustrim

Qytetari në Klinë dorëzon kuletën me 1,700 euro euro të gjetur në shesh

Kronika July 17, 2025 - 16:46

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se një qytetar në Klinë e ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në sheshin “Skënderbeu”.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se në kuletë kishte 1700 euro. Ato i janë kthyer pronarit, raporton Zeri.info.

“Me datë 17.07.2025, në Stacionin Policor Klinë, është paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina së bashku me vajzën e tij e cila e kishte gjetur një kuletë në sheshin “Skenderbeu” në Klinë. Në këtë kuletë kishte të holla prej njëmijë e shatëqind (1700) euro. Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Klinë, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta së bashku me të holla. Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftimin e Policisë.