Policia nis hetim ndaj dy personave për deklarim të rremë, thanë se ishin përfshirë në aksident
Foto: Laura Hasani

Policia nis hetim ndaj dy personave për deklarim të rremë, thanë se ishin përfshirë në aksident

Kronika July 17, 2025 - 16:28

Policia e Kosovës, përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka iniciuar rast ndaj dy personave, për veprën penale ‘’Deklarim i rremë’’.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se të dyshuarit kanë thënë se janë përfshirë në aksident, porse, pas hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e të dyshuarve kanë qenë të pavërteta.

Njoftimi i potë:

Dy persona nën hetim për deklarim të rremë

Më 16.07.2025, në kryeqytet është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore. Njësia e trafikut të kryeqytetit menjëherë ka nisë hetim për sqarimin e rrethanave të rastit.

Gjatë hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e tyre ishin të pavërteta e të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit.

Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me udhëzim të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprën “Deklarim i rremë”.