87 aksidente e 35 të arrestuar gjatë së mërkurës
Foto: Zëri / Ilustrim

87 aksidente e 35 të arrestuar gjatë së mërkurës

Kronika July 17, 2025 - 09:49

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur se vetëm gjatë së mërkurës janë regjistruar 87 aksidente, shkruan Zeri.info.

Sipas këtij raporti, 35 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 52 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu Policia ka njoftuar se gjatë së mërkurës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 560 tiketa për shkelje të ndryshime në trafik.

Në anën tjetër, në këtë raport Policia ka bërë të ditur se gjatë së mërkurës janë arrestuar 35 persona, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërkaq pesë persona janë duke e vuajtur dënimin. /Zëri

Image