Ngacmohet seksualisht një mashkull në Prizren, arrestohet i dyshuari

Ngacmohet seksualisht një mashkull në Prizren, arrestohet i dyshuari

Kronika July 17, 2025 - 09:41

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një mashkull, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit policor, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, përderisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Ngacmim seksual

Prizren / 16.07.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri