
Pesë të arrestuar nga aksioni në agjencitë shtetërore, Policia jep detaje
Gjatë së mërkurës Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer bastisje në Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës, shkruan Zeri.info.
Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se nga këto bastisje janë arrestuar pesë persona të dyshuar, tre meshkuj e dy femra, përderisa ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj.
Këto arrestime janë bërë nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar
Prishtinë / 2022-2024 – NN. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më urdhër dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë kryer bastisje në Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj, me ç’rast janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra, kosovarë. Si prova janë sekuestruar dy kompjutera, pesë telefona mobilë, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri