Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, dy të tjerë s’kishin as patentë shoferi

Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, dy të tjerë s’kishin as patentë shoferi

Kronika July 16, 2025 - 23:54

Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë po zhvillohen gara të rrezikshme shpejtësie në orët e vona të natës.

Sipas policisë, pas një pune hetimore janë identifikuar tri vetura dhe tre kundërvajtës, ku njërit prej tyre i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, i është konfiskuar patentë-shoferi për 12 muaj dhe i janë shqiptuar 5 pikë negative.

“Ndaj personit të dytë dhe të tretë, përveç kundërvajtjes për pjesëmarrje në gara shpejtësie, është konstatuar edhe kundërvajtje shtesë – ngasje pa patentë shofer, për të cilën janë ndërmarrë masat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia ka apeluar tek drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe t’i shmangin sjelljet e rrezikshme.