
Gjendet pa shenja jete në veturë një 29-vjeçar në Tiranë
Kronika
July 16, 2025 - 21:34
Një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në veturë, në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E.D, rreth 29 vjeç. Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.