![Vdes një 25-vjeçar, bie nga lartësia te hoteli “Grand” [foto]](/uploads/zeri.info/images/2025/July/16/auto_g1752666588.jpg)
Vdes një 25-vjeçar, bie nga lartësia te hoteli “Grand” [foto]
Kronika
July 16, 2025 - 13:02
Një 25-vjeçar ka vdekur ditën e sotme, pasi ka rënë nga lartësia te hoteli “Grand” në Prishtinë.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Zeri.info se ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e 25-vjeçarit në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën 'Garibaldi' në Prishtinë një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima mashkull, rreth 25 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci, duke shtuar se Policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. /Zëri