Pas aksidentit në Nobërgjan të Pejës, vdes edhe një person në QKUK
Foto: Zëri / Ilustrim

Pas aksidentit në Nobërgjan të Pejës, vdes edhe një person në QKUK

Kronika July 16, 2025 - 11:49

Ka vdekur edhe një person nga aksidenti, i cili kishte ndodhur më 09.07.2025 në Nobërgjan të Pejës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Fsh. Nobërgjan, Pejë, 09.07.2025 – 12:55. Lidhur me rastin, më 15.07.2025 , si pasojë e lëndimeve të rënda, në QKUK ka vdekur viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.