Prokuroria deklarohet për bastisjet në disa agjenci shtetërore
Foto: Laura Hasani

Prokuroria deklarohet për bastisjet në disa agjenci shtetërore

Kronika July 16, 2025 - 11:05

Policia e Kosovës ka nisur bastisjet në objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, duke përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha për Telegrafin se aksioni është nisur pasi kanë marrë urdhër nga Gjykata.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga Gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e arkivës dhe institucionin kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga Neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Ndryshe, forca të shumta të Policisë janë parë mëngjesin e sotëm, aksioni ende po vazhdon.