Një femër gjendet e vdekur në Gjilan
Foto: Laura Hasani

Një femër gjendet e vdekur në Gjilan

Kronika July 16, 2025 - 10:16

Një femër është gjetur pa shenja jete në Gjilan gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të Policisë, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj, raporton Zeri.info.

“Gjilan, 15.07.2025 - NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri