Sot varroset 21-vjeçarja nga Kosova, që vdiq në një aksident në Gjermani

Sot varroset 21-vjeçarja nga Kosova, që vdiq në një aksident në Gjermani

Kronika July 16, 2025 - 08:12

Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e Vogël e Rahovecit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 16:00.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më datë 10 korrik në autostradën B28 mes Metzingen dhe Reutlingen.

Sipas njoftimit të policisë së Reutlingenit, automjeti i saj doli nga rruga, u përmbys disa herë dhe ajo mbeti e plagosur rëndë.

21-vjeçarja nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq të shtunën mbrëma, më 12 korrik.

Image