
Kjo është 21-vjeçarja kosovare që humbi jetën pas aksidentit në Gjermani
Një 21-vjeçare nga Kosova ka vdekur në Reutlingen të Gjermanisë, pasi vetura e saj u përfshi në një vetaksident në autostradën B28.
Bëhet fjalë për Yllka Hotin. Vdekjen e saj e ka konfirmuar familja, e cila ka njoftuar për ceremoninë e varrimit.
Yllka po udhëtonte me veturën e saj ditën e enjte, në momentin kur humbi kontrollin e veturës, që rrëshqiti dhe doli nga rruga, për t’u përmbysur më pas disa herë, shkruan IndeksOnline.
21-vjeçarja luftoi me vdekjen deri ditën e shtunë, por fatkeqësisht nuk i bëri ballë. Vdekjen e saj e njoftuan dje autoritetet gjermane.
Sipas mediave gjermane, Autostrada B28, nga Metzingen drejt Reutlingen, u mbyll plotësisht pas aksidentit. Një helikopter shpëtimi u aktivizua, gjithashtu.
Policia është duke e hetuar rastin dhe shkaqet e aksidentit.
