
I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli
Në seancën ku po akuzohet për vrasjen ndaj ish-bashkeshortes erdhi sërish me duar te lidhura.
Të martën në shqyrtim gjyqësor ndaj Valon Aliut, u degjua si dëshmitar psikiatri forenzik, Arsim Gashi.
Më i ashpër me pyetje ndaj psikiatrit, ishte mbrojtësi i të pandehurit Aliu, Ramadan Sylejmani.
Pyetje për dëshmitarin kishte edhe vet i pandehuri.
Për shkak të gjendjes së të akuzuarit, senca shkoi në një pauzë pesë minutëshe.
Pyetjet e fundit për dëshmitarin, i kishte kryetarja e trupit gjykues.
Pas dëgjimit të doktorit arsim Gashi, trupi gjykues vendosi që ta refuzoj kërkesën tjetër për ekzaminim psikiatrik.
Sipas aktakuzës, Valon Aliu më 12 prill brenda Zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta viktimën Erona Cokli, duke e goditur disa herë me armë në kokë./teve1