Kërkohet paraburgim për një person në Gjakovë, shiti e iu gjet drogë edhe në banesë
Foto: Laura Hasani

Kërkohet paraburgim për një person në Gjakovë, shiti e iu gjet drogë edhe në banesë

Kronika July 15, 2025 - 17:12

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për një person në Gjakovë, i cili është kapur duke shitur drogë.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se më pas është bërë edhe bastisja e banesës së tij, ku janë gjetur 19 qese me substancë narkotike në formë bari, me katër qeset e lartcekura arrijnë peshën prej 21 gram.

Gjithashtu janë gjetur edhe tetë qese me substancë narkotike me ngjyrë të bardhë të dyshuar për substancë narkotike të llojit kokainë në peshë prej 4.05 gram, si dhe një predhë e kalibrit 9×19.

I pandehuri që dje me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet S.K., më datë 14.07.2025 rreth orës 20:40 në Gjakovë rr.”Anton Qeta”, pa autorizim shet, shpërndan substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë hetuesit e DHTN, kanë vërejtur të pandehurin tek i cili në një moment afrohet blerësi E.V., dhe në momentin kritik të njëjtit ia jep një qese me substancë narkotike në këmbim të shumës së parave prej 5 euro”.

“Më pas tek i pandehuri gjenden dhe sekuestrohen katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike, një (1) telefon mobil “Redmi”, një (1) telefon mobil “Samsung Galaxy S 9”, një (1) kartëmonedhë në vlerë prej 5 euro, ashtu që nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë narkotike në formë bari të dyshuar për substancë narkotike të llojit marihuanë që së bashku me katër (4) qeset e lartcekura arrijnë peshën prej 21 gram, tetë (8) qese me substancë narkotike me ngjyrë të bardhë të dyshuar për substancë narkotike të llojit kokainë në peshë prej 4.05 gram, si dhe një (1) predhë (fishek) i kalibrit 9×19, të gjitha të sekuestruara nga hetuesit policor”, thuhet tutje në njoftim.