Theret me thikë një person në Klinë, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje
Foto: Laura Hasani

Theret me thikë një person në Klinë, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Kronika July 15, 2025 - 15:19

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me 14.07.2025, rreth orës 21:20, është njoftuar nga QMF-Klinë, se një person është i lënduar me mjet të mpreht (thikë), i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se pas informatës Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes nuk janë hasur të dyshuarit.

Po ashtu bëhet e ditur se të njëjtit janë kontaktuar nga hetuesit dhe janë paraqitur në Stacionin Policor në Klinë rreth orës 23:10.

“Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48-orë, për veprat e lartëcekura”.