
Prangosen dy persona, dyshohet se kishin goditur me pjesën e poshtme të armës një person në Pejë
Prangosen dy persona, dyshohet se kishin goditur me pjesën e poshtme të armës një person në Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se më 4 korrik 2025, rreth orës 10:25, është raportuar për një rast dhune fizike në rrugën “Uesli Klark” në qytetin e Pejës.
Sipas njoftimit të PK-së, Policia ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën e rastit, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, më datën 04.07.2025, rreth orës 10:25, është njoftuar për një rrahje, e cila ka ndodhur ne rrugën “Uesli Klark” në Pejë.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ku ka hasur në viktimën e rastit, i cili ka deklaruar se është goditur nga një person me pjesën e poshtme të armës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe emergjenca të cilët e kanë dërguar viktimën në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ku pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, më datën 14.07.2025, janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Njëri nga të dyshuarit ka dorëzuar një pajisje në formë arme (shkrepëse).
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.