Disa ditë pasi i vdiq i biri në aksident, vdes edhe polici nga Peja

Disa ditë pasi i vdiq i biri në aksident, vdes edhe polici nga Peja

Kronika July 15, 2025 - 12:50

Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës.

Ai është Mehmet Kelmendi, i cili ka qenë edhe zyrtar policor në Pejë.

Para disa ditësh atij në këtë ngjarje të rëndë i vdiq edhe i biri, Arbër Kelmendi, i moshës 35-vjeçare.

Varrimi i 65-vjeçarit, sipas njoftimit, do të bëhet nesër, ku koha e saktë varrimi do të bëhet e ditur.

Ceremonia e varrimit do të bëhet në fshatin Lutogllavë.

Image