Policia u shqipton 143 gjoba motoçiklistëve në Prishtinë

Policia u shqipton 143 gjoba motoçiklistëve në Prishtinë

Kronika July 14, 2025 - 16:53

Drejtoria e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se për katër ditë, nga 9-12 korrik 25 ka shqiptuar 143 gjoba për kundërvajtje të ndryshme ndaj motoçiklistëve.

Gjobat thuhet se janë dhënë gjatë implementimit të një plani operativ me fokus të veçantë te motoçikletat.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, të respektojnë rregullat e komunikacionit”, thuhet në njoftim.