
Dëshmia e Leonardit për vrasjen e motrës: E gjeta Naimin të shtrirë në hotel, kishte porositur drekë
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues.
Ai ka treguar se pas aktit e kishte kërkuar dhëndrin e tij, Naimin, dhe të njëjtin e kishte gjetur të shtrirë në hotel madje siç deklaroi, ai kishte porositur edhe drekë në ato momente.
”Rreth orës 11:00 provova të kontaktoj me Naimin sepse nuk e dinim ku ndodhej. E thirra Valon Llukën, më tha: “Merre numrin e shoferit me të cilin është Naimi dhe fol me të”.
“E thirra Betim Podrimqakun, më tha që Naimi është në ‘Swiss’. U nisëm me djalin e axhës, dajën dhe tezakun. Na thanë se është lart në dhomë. Ai ishte i shtrirë në shtrat, kishte disa gjëra ushqimore në tavolinë që i kishte porositur si drekë. Nga habia menduam se ishte i frikësuar, se po e përjetonte me dhimbje”, transmeton klankosova.tv.
I thashë: “A mundemi me shku në morg me pa Liridonën?”
Më tha: “Jo, nuk na lejohet.”
E thirra vetë spitalin, i thashë: “A mundemi me ardh me pa trupin?”
“Shkuam, erdhi edhe Naimi”.
Mjeku tha: “Nëse keni ndonjë problem, mundeni me mos ardh”.
Naimi tha: “Kam problem me zemër, s’e di a muj me e pa”.
“Ai erdhi deri te dera dhe vetëm nga dera e shikoi. Nuk hyri brenda”.